Gossip

Grace Richardson, Miss Anglia e parë lezbike: “Injorova urrejtjen dhe realizova ëndrrën time”

Grace Richardson, 20 vjeçe, ka bërë histori në botën e bukurisë në Mbretërinë e Bashkuar. Studentja britanike është gruaja e parë që deklaron hapur se është lezbike dhe që fiton kurorën e Miss Anglisë.

Ajo u shpall fituese të premten, më 21 nëntor, në Wolverhampton, në përpjekjen e saj të dytë në këtë kompeticion. Në një prononcim për BBC, Grace tha se “ka realizuar ëndrrën e saj”.

Por rruga deri te kjo arritje nuk ka qenë e lehtë. Richardson rrëfeu se gjatë viteve të shkollës është ngacmuar vazhdimisht për shkak të orientimit seksual.

Isha 15 vjeç kur fola hapur. Ishte menjëherë pas koronavirusit dhe shokët e mi të klasës në shkollë nuk ishin aspak të sjellshëm me mua, gjë që padyshim ndikoi në shëndetin tim mendor

-tregoi ajo.

Ajo tha se ishte tallur për gjithçka:

Më ngacmuan se isha shumë e dobët, shumë e shkurtër dhe pastaj shumë e gjatë. Pothuajse çdo gjë që bëra ishte e gabuar.

Sot, Grace ndihet e fuqizuar që ka arritur ta kthejë dhimbjen e adoleshencës në forcë dhe sukses:

Është mirë që tani mund të them: ‘Shiko çfarë kam arritur’. Injorova të gjithë negativitetin që më u hodh dhe më në fund arrita t’i bëj ëndrrat e mia realitet.

Richardson ishte një nga 12 finalistet e Miss Anglisë. Fillimisht ajo kishte planifikuar të performonte një koreografi baleti në natën finale, por një dëmtim në këmbë, vetëm një javë pasi hyri në garë, e detyroi të ndryshonte plan.

Në vend të kësaj, ajo zgjodhi të shfrytëzonte anën tjetër të studimeve të saj teatrale dhe interpretoi këngën “Never Enough” të Lauren Allred nga filmi “The Greatest Showman”, duke impresionuar jurinë dhe duke siguruar kurorën.

Si Miss Anglia, Grace Richardson do të përfaqësojë vendin në Miss World 2026, i cili pritet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm, në një vend ende të pacaktuar. Nëse fiton, ajo do të bëhet britanikja e parë që rrëmben këtë titull që nga viti 1964.