Celebrities

Miss Universe Afrika jep dorëheqjen pak ditë pasi u rendit në Top 5?

Modelja Olivia Yacé ka njoftuar dorëheqjen nga titulli “Miss Universe Afrika”, vetëm disa ditë pasi u rendit mes pesë më të mirave në garën “Miss Universe 2025”, që u mbajt në Bangkok. Përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë përfundoi në vendin e katërt, por ka vendosur të tërhiqet nga roli kontinental.

Në një deklaratë publike, Yacé u shpreh se pjesëmarrja në Miss Universe i ka vërtetuar se është e aftë të arrijë gjëra të mëdha, pavarësisht pengesave, por theksoi se nuk mund të bëjë kompromis me vlerat e saj.

Për të ecur përpara, duhet t’i qëndroj besnike vlerave të mia: respekti, dinjiteti, përsosmëria dhe mundësitë e barabarta janë cilësitë më të forta që më udhëheqin

-shkroi ajo.

Olivia tha se dëshira e saj kryesore është të shërbejë si model frymëzimi për vajzat e reja dhe brezat e ardhshëm:

I inkurajoj të shtyjnë kufijtë e tyre, të hyjnë me vetëbesim në hapësira ku mendojnë se nuk u takojnë dhe të përqafojnë identitetin e tyre me krenari.


Ajo shtoi se dorëheqja nga roli i “Miss Universe Afrika” do t’i japë mundësinë t’i përkushtohet plotësisht mbrojtjes së vlerave që konsideron thelbësore, duke bërë një thirrje të fuqishme për komunitetet me origjinë afrikane kudo në botë.

U bëj thirrje njerëzve me lëkurë të zezë, komuniteteve afrikane, karaibiane, amerikane dhe me prejardhje afrikane, vazhdoni të hyni në hapësira ku nuk ju presin. Le të hapim rrugën për vëllezërit dhe motrat që vijnë pas nesh. Mos lejoni askënd të përcaktojë se kush jemi apo të kufizojë potencialin tonë. Prania jonë ka rëndësi dhe zërat tanë duhet të dëgjohen

-deklaroi Yacé.