Live From Tirana

Graciano Tagani: “BBV4 e fiton Danja!”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Graciano Tagani. Ai zbuloi më shumë mbi vlogun e ri që po bën së bashku me Argjira Spancën, si po shkon jeta e tyre në çift, planet e ardhshme, por duke u ndalur edhe tek banorët e BBV4…

Cilin prej banorëve të “Big Brother VIP 4” njeh ti personalisht?

Njoh personalisht dhe që e kam shumë xhan, e për mua është një vajzë e jashtëzakonshme, është Danja. Unë kam një pishman të vogël për Danjën dhe do e them publikisht. Përpara se Danja të futej në shtëpi unë kam qenë në Kosovë dhe Danja më kërkoi që të takoheshim për të pirë një kafe dhe më tha që ‘kam diçka për të të thënë’. Si duket ka qenë hyrja në “Big Brother” dhe unë nuk arrita dot ta takoja. Jam shumë krenar me lojën e Danjës. Një vajzë fantastike, me rregulla, që di të respektojë veten e saj. Deri tani me aq sa kam parë unë, Danja është fantastike, një dashuri.

E sheh si fituese?

Patjetër që po!