Gossip Showbiz

Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit?

Ndërsa edicioni i sivjetshëm i “Big Brother VIP Albania” po afron drejt gjysmëfinales, gara bëhet gjithnjë e më e fortë, me numrin e banorëve që pakësohet çdo javë. Pas rreth 150 ditësh izolim, Gjesti ka arritur një arritje të rëndësishme në rrjetet sociale, duke kaluar 500 mijë ndjekës në Instagram.

Banori ka fituar zemrat e shumë shikuesve dhe po konsiderohet si një nga konkurrentët më të fortë të këtij edicioni. Përveç mbështetjes së publikut, ai ka tërhequr vëmendjen dhe simpatinë e disa figurave të njohura, përfshirë personalitete nga sporti dhe arti.

Një ndër mbështetësit e tij më të spikatur është Granit Xhaka, kapiteni i kombëtares së Zvicrës dhe futbollisti i Bayer Leverkusen. Xhaka ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për Gjestin, duke e quajtur atë “kampion” në një postim të tijin në Instagram.

Futbollisti ka përdorur një emoji të medaljes me numrin një dhe një tjetër me duartrokitje, duke lënë të kuptohet se është një mbështetës i madh i tij.

Ky reagim ka ngjallur një valë pozitive reagimesh nga fansat e Gjestit, të cilët e konsiderojnë si një shenjë të fuqishme mbështetjeje për rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania 4”.

Me finalen që afrohet, mbetet për t’u parë nëse kjo mbështetje e madhe do të jetë mjaftueshme për ta shpallur Gjestin fitues të këtij edicioni.