Lifestyle Love & Sex

Gratë mund të dallojnë nëse një burrë është beqar apo i martuar vetëm nga…

Studimi, i botuar në revistën mjekësore Frontiers in Psychology dhe i kryer nga studiues në Universitetin Macquarie në Australi, përfshiu 82 gra, nga ku këto gra duhej të zgjidhnin nga 91 burra, 45 të martuar dhe 46 beqarë, për të vendosur se kush ishte në një lidhje. Kështu, ato nuhatën djersën nga një bluzë që kishin veshur për 24 orë dhe më pas e krahasuan erën me fotot e tyre.

“Sipas rezultateve të sondazhit, djersa e meshkujve të pamartuar u vlerësua si erë më e fortë se ajo e meshkujve të martuar”, shkruan autorët e studimit. “Ne gjithashtu zbuluam se fytyrat e meshkujve beqarë u vlerësuan më mirë se ata që ishin në një lidhje, por vetëm tek femrat që tashmë ishin në një lidhje”.

Shkencëtarët nuk mund të përcaktonin saktësisht pse ekzistonte ky ndryshim në aromat, por autori i studimit Mehmet Mahmut tha se hormonet luajnë një rol në “kërkimin e partnerit”. “Ne e dimë nga hulumtimet e mëparshme se testosteroni më i lartë lidhet me erën më të fortë të trupit”, tha ai. “Burrat potencialisht beqarë kanë nivele më të larta të testosteronit”, shtoi ai më pas. Në fakt, ai supozoi se një burrë i martuar zakonisht jo vetëm që i kushton më shumë rëndësi higjienës së tij fizike, por edhe ushqimeve që konsumon, ndaj është logjike që do të ketë një ndryshim domethënës në erën e tij.

Shkenca dhe njerëzimi çdo ditë po bëjnë hapa drejt kuptimit më të thellë të orgazmës femërore dhe së fundmi një grup hulumtuesish kanë zbuluar atë çfarë ata besojnë se është mënyra më e mirë për t’i kënaqur gratë. Duket se orgazmat mund të mos kenë të bëjnë asgjë me anatominë e gruas apo aftësinë për të performuar në shtrat. Aftësia e një gruaje për të përjetuar orgazëm nuk ka të bëjë asgjë as me anatominë e burrit. Duket se orgazma varet nga çfarë lloji burri ke përkrah. Sipas hulumtimeve të reja, ka disa karakteristika të cilat tregojnë se disa burra janë shumë të mirë në seks dhe u ofrojnë orgazma më të shumta.