Greqia kërkon që Shqipërisë dhe Maqedonisë, t’i jepet drita jeshile për çeljen e negociatave, në samitin e BE-së, më 28 Qershor. Sipas Kryediplomatit Nikos Kotzias, “Për të shmangur destabilizimin e Ballkanit, ndaj dy vendeve duhet të mbahet premtimi”. Deri tani, është mësuar për qëndrimin kundër të Holandës. Franca nuk është shprehur ende, ndërsa Gjermania kërkon hapjen e negociatave me kushte.