Aksionet e “Air France” ranë sot me 15 për qind, duke reaguar ndaj zhvillimeve më të fundit në kompaninë ajrore në telashe. Kjo ishte edhe përgjigja e investitorëve ndaj dorëheqjes së shefit ekzekutiv të kompanisë, Jean Marc Janaillac. Ndërkohë, sot vijoi dita e 14 e protestës së punonjësve që kërkojnë, rritje page me 5%.