E lindur në vitin 1910 në Oltre il Colle, në provincën e Bergamos, Angela Tiraboschi ditën e djeshme mbushi 112 vjeçe. Ajo është gruaja më e vjetër në Itali të cilën ndryshe e quajnë “gjyshja e Italisë”. Sekreti i saj, siç thotë edhe ajo vetë, janë ushqimet e lehta të shoqëruara me një gotë verë. Nuk pi duhan dhe nuk ka stres. Dhe mbi të gjitha e konsideron çdo ditë të jetës si një dhuratë.

Gjyshja e Italisë e festoi ditëlindjen në shtëpinë e saj në Via Coghetti, Bergamo, bashkë me katër fëmijët e saj, Maria, Roberto, Luciana dhe Pietro, nga 70 deri në 80 vjeç dhe me të afërm të tjerë.

Gruaja më jetëgjatë në Itali që është ende jashtëzakonisht e kthjellët nga mendja tha se:
Më kujtohet mirë Lufta e Parë Botërore, por isha e re. Më kujtohen mirë edhe gjithë jeta ime, njerëzit, shëtitjet në pyll. Gjithçka që ha, edhe nëse pak, mundohem të ha sa më lehtë. Këshilla ime për të rinjtë? Jini gjithmonë të sinqertë.
Të plakesh është diçka për të cilën duhet të gëzohesh, aq më tepër kur të japin një çmim për të. Një grup prej katër vëllezërish e motrash me një moshë të kombinuar prej më shumë se 383 vjeç është dekoruar me një Rekord Botëror Guinness për jetëgjatësinë e tyre.
Sipas medieve të huaja, Gerry Bulger, një 100-vjeçare nga Greenfield, tha se ishte e emocionuar kur mësoi se ajo dhe vëllezërit e motrat e saj fituan rekordin për moshën më të madhe të kombinuar dhe do të shfaqen në edicionin e ardhshëm të Librit të Rekordeve Botërore Guinness.