Një striptist ishte ftuar në një azil në Durham të Karolinës së Veriut, për t’i dhuruar një kërcim sensual një gruaje të moshuar që po festonte 102-vjetorin e lindjes. “Temperaturat u ngritën” në azil, pasi Monica Ruddick pati disa kërkesa të pazakontë për ditëlindjen e saj.
Ajo kishte dy dëshira, të vizitojë një Kishë dhe një striptist t’i dhurojë kërcimin e paharruar. Stafi i shtëpisë së pleqve organizuan një festë për Monican dhe i sollën gjithashtu një tortë gjigante. Ishte striptisti Adam Price që doli vullnetar për t’ia plotësuar dëshirën gruas së moshuar, pasi në këtë shtëpi të pleqve punon gruaja e tij.