Në Guatemalë, rëndohet bilanci i viktimave nga shpërthimi i vullkanit Fuego. Deri tani, raportohen 25 të vrarë e qindra të plagosur. Pasojat më të rënda shënohen në fshatin El Rodeo, ndërsa për shkak të hirit e tymit të zi u mbyll Aeroporti “La Aurora”, në kryeqytetin Guatemala Siti. Në terren vazhdojnë operacionet e ekipeve të emergjencave.