Opozita në Guatemalë akuzoi kreun e Agjencisë së Emergjencave Civile (CONRED) për mosdhënien e paralajmërimeve, shumë kohë përpara shpërthimit të vullkanit vdekjeprurës “Fuego”. Për këtë arsye, kërkon dorëheqjen e tij. Kryeopozitari Mario Taracena tha se “Qeveria duhet të hetojë nëse pati neglizhencë kriminale në këtë aspekt”. 99 persona kanë ndërruar jetë prej së dielës, ndërsa shumë të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.