Bota

Guatemalë, shkon në 69 numri i viktimave

Rëndohet bilanci i viktimave nga shpërthimi i vullkanit në Guatemalë. Autoritetet flasin për 69 të vdekur, por vetëm 17 prej tyre u identifikuan menjëherë. Hiri dhe llava kanë shpërfytyruar viktimat dhe identifikimi vijon përmes ADN-së. Në vendin e Amerikës Qendrore, operacionet në terren do të rifillojnë kur të zbardhë dita.