Celebrities Gossip Music Showbiz

‘Guns n Roses’ njofton lajmin e trishtë për fansat pak përpara turneut!

Guns N’ Roses ka njoftuar zyrtarisht largimin e bateristit të vjetër Frank Ferrer pas gati dy dekadash me grupin. Në një deklaratë për shtyp, grupi falënderoi Ferrer-in për miqësinë, krijimtarinë dhe praninë e tij të fortë që kur u bashkua në vitin 2006. Performanca e tij e fundit me GNR ishte më 5 nëntor 2023, në Meksikë. Largimi i Ferrer vjen pak para turneut të parë të grupit në dy vjet, i cili do të nisë më 1 maj në Incheon, Kore e Jugut. Ndërsa GNR nuk ka zbuluar ende zëvendësuesin e tij, lëvizja e ardhshme e Ferrer në karrierë mbetet gjithashtu e panjohur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Guns N’ Roses (@gunsnroses)

Rikujtojmë se vokalisti i Guns N’ Roses, Axl Rose u denoncua për sulm seksual ndaj modeles dhe aktores Sheila Kennedy, ngjarje që mendohet se ka ndodhur në një dhomë hoteli, më shumë se 30 vjet më parë. Në padinë e publikuar nga revista “Rolling Stone”, Kennedy akuzon Rose se e ka sulmuar seksualisht atë natën që u takuan në një klub në Nju Jork.

“Ai e trajtoi atë si pronë, vetëm për kënaqësinë e tij seksuale. Ai nuk përdori prezervativ. Kennedy nuk pranoi dhe u ndje e dominuar. Ajo ndjeu se nuk kishte shpëtim apo rrugëdalje dhe u detyrua të pranonte. Ajo besonte se Rose do ta sulmonte fizikisht atë ose diçka më keq nëse ajo thoshte jo ose përpiqej ta largonte. Ajo e kuptoi se gjëja më e sigurt për të bërë ishte të shtrihej në shtrat dhe të priste që Rose të përfundonte”,-argumenton padia.