Ylli televiziv Khloe Kardashian ka folur hapur për jetën e saj intime në episodin më të fundit të reality show-t The Kardashians. Gjatë një bisede me motrën e saj Kim dhe parukierin Chris Appleton, ajo pranoi se nuk ka qenë në një marrëdhënie intime me askënd për një kohë të gjatë. Ndërsa darkonin në Itali, Chris bëri shaka: “Le të gjejmë një të dashur për Khloe”. Khloe u përgjigj sinqerisht: “Kam kohë që nuk kam marrëdhënie intime me askënd.” Në rrëfimin e saj para kamerave, ajo shtoi: “Po kthehem në fillim, sikur të isha rilindur”.
Kim dhe Chris vazhduan ta pyesnin për jetën e saj romantike, duke dashur të dinin saktësisht sa kohë kishte kaluar që nga lidhja e saj e fundit. “Jeni të fiksuar me faktin që nuk kam bërë seks prej vitesh. Mund ta gjeja lehtësisht dikë por nuk dua”. Khloe, e cila ishte e martuar me Lamar Odom nga 2009 deri në 2016, shtoi: “Ndoshta do të jem unë pas disa vitesh, duke u martuar me shtratin tim. Do të ishte bukur. Do të martohesha me shtratin tim. E di që do të kthehem aty çdo natë, do të jetë gjithmonë aty për mua, do të më përqafojë sa herë të dua dhe kurrë nuk do të më kundërshtojë”. Më vonë, ndërsa largoheshin nga restoranti, Khloe përmblodhi situatën: “Njerëz, jeta ime romantike nuk ekziston”.
Khloe vazhdon të flasë hapur për sfidat e saj shëndetësore pas përballjes me kancerin e lëkurës. Ajo ka zbuluar së fundmi se përdori injeksione në fytyrë për të mbushur një “gropëzim” që i mbeti pas një operacioni për heqjen e një tumori kanceroz në vitin 2022. Operacioni e la Kardashian me një të çarë në faqe dhe ajo ndau fotot e saj në Snapchat për të treguar ndryshimet pas procedurës.
“Si rezultat i operacionit dhe tumorit, përfundova me një dhëmbëzim në anën e fytyrës,”-tha Khloe. Ajo priti nëntë muaj pas operacionit duke kërkuar miratimin e mjekut të saj përpara se të merrte këtë vendim. Kardashian, themeluese e “Good American”, ka qenë e hapur për këtë rrugëtim, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të shëndetshme.