Johannes Hahn i kërkon Bashkimit Europian të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë. Për Eurokomisionerin e Zgjerimit, “Ballkani Perëndimor ka nevojë për sinjal pozitiv nga Unioni”. Apeli i zyrtarit të lartë europian i paraprin takimit të sotëm në Luksemburg të kryediplomatëve të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa vendimi merret pas dy ditësh nga Këshilli Europian, në samitin vendimtar të 28 dhe 29 Qershorit.