Rajoni

Hahn pas takimit me Thaçin: Taksa e Kosovës ndaj Serbisë duhet të pezullohet!

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johannes Hahn reagoi në “Twitter” pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Hahn shkruan se është i një rëndësie të veçantë procesi i rinisjes së dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Komisioneri u ndal edhe tek pika më e nxehtë, ajo e taksës, ndërsa kërkoi që sa më parë të merren masa pezullimi dhe më pas lëvizja e mallrave të bëhet pa barriera mes Kosovës dhe Serbisë.

“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të rinisë shumë shpejt, në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se taksa që ka vendosur Kosova duhet të pezullohet”, ka shkruar Hahn.