Hailee Steinfeld dhe Josh Allen kanë hyrë në një kapitull krejtësisht të ri në jetën e tyre, duke u bërë prindër për herë të parë, një lajm që ka surprizuar dhe emocionuar fansat në mbarë botën.
Vetëm pak muaj pas martesës së tyre, aktorja e njohur e Hollywood-it konfirmoi përmes një postimi në Instagram se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin.
Çifti ka zgjedhur ta mbajë këtë moment sa më privat, duke ndarë vetëm një deklaratë të shkurtër ku shprehin lumturinë e tyre për ardhjen e vogëlushes.
Lajmi u prit me entuziazëm të madh nga ndjekësit, të cilët prej kohësh kanë ndjekur historinë e tyre të dashurisë. Hailee Steinfeld, e njohur për sukseset e saj në kinematografi dhe së fundmi për rolin në filmin Blood & Sinners përkrah Michael B. Jordan, nuk ka zbuluar ende emrin e vajzës, duke e mbajtur këtë detaj larg vëmendjes së publikut.
Historia e dashurisë mes saj dhe Josh Allen nisi në maj të vitit 2023, fillimisht mes spekulimeve të mediave rozë. Por me kalimin e kohës, dyshja e bëri publike lidhjen, duke treguar se gjithçka mes tyre po bëhej serioze.
Në maj të vitit 2025, ata kurorëzuan dashurinë me martesë, ndërsa tani po përjetojnë një nga momentet më të bukura të jetës, prindërimin.
Me ardhjen e fëmijës së parë, çifti duket më i lumtur se kurrë, ndërsa fansat presin me padurim detaje të tjera nga ky kapitull i ri, që ata po zgjedhin ta jetojnë larg zhurmës së madhe mediatike.