Në një intervistë të dhënë së fundmi, bashkëshortja e Justin Bieber u shpreh se është gati për tu bërë nënë.
Hailey gjithmonë ka treguar se i adhuron fëmijët dhe se dëshiron që të bëhet mama në një moshë të re. Vetëm pak orë më parë ajo ka komentuar në foton e Kylie Jenner ku shfaqet vogëlushja Stormi duke rrëfyer se i kanë nisur ethet e mëmësisë.