Bota

“Hajde një javë në shtëpinë time në Ukrainë, shiko si fluturojnë raketat mbi kokat e njerëzve…”/Boksieri Usyk kërkesë Trump-it!

Kampioni i botës në Boks, Oleksandr Usyk i ka bërë një ftesë Presidentit Donald Trump për të kaluar një javë në shtëpinë e tij në Ukrainë, për të marrë një pasqyrë të luftës me Rusinë. Sipas mediave të huaja, ish-boksieri, një kampion bote i padiskutueshëm si në divizionin e peshave të lehta ashtu edhe në atë të peshave të rënda, tha se Trump duhet ta kuptojë më thellë situatën.

“I ofroj atij shtëpinë time. Le të vijë në Ukrainë. Do t’i jap shtëpinë time dhe rojet e mia të sigurisë. Do të siguroj sigurinë e tij të plotë”-tha Usyk. “Le të jetojë në shtëpinë time për një javë dhe të shohë se si fluturojnë raketat mbi të dhe si jetojnë njerëzit në Ukrainë. Dhe kur të vijë fshehurazi, le të jetojë diku në (lagjet e Kievit) Obolon ose Troyeshchyna, ku po bombardohen shtëpi, ndërtesa banimi. Atëherë ai do të kuptojë se çfarë po ndodh“-tha ai më tej.

Trump më parë ka pohuar se mund ta zgjidhë luftën brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, megjithëse kjo nuk ndodhi. “Ai duhet të jetë përgjegjës për fjalët që tha. Ai tha se brenda një muaji ose një dite do ta ndalte këtë luftë. Ai nuk mban përgjegjësi për fjalët e tij. Pse flet?”-përfundoi ai.

Kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, Usik ka rrëfyer pengun e madh të karrierës, njëkohësisht dhe ëndrrën, që të boksojë përpara popullit të tij. Ukrainasi mendon se lufta do të zgjasë ende, e si pasojë ai nuk mund të ndeshet në vendlindje. Karriera e tij ka rezultuar një sukses i padiskutueshëm, duke fituar cdo trofe të mundshëm, e madje ngjitur në majën e piramidës botërore të boksit, por për Oleksandr Usyk asgjë nuk ka më tepër rëndësi se të boksojë përpara popullit të tij. 38-vjecari e cilëson këtë si një ëndërr, por njëkohësisht një peng që nuk ka gjasa të realizohet për shkak të gjendjes së luftës.