Aktualitet

Haki Çako në krye të Emergjencave Civile, shkarkohet Prençi

Shemsi Prençi shkarkohet nga drejtimi i Emergjencave Civile dhe mësohet se një ditë më parë ka bërë dorëzimet. Në krye të Emergjencave Civile është vendosur ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Lajmin e largimit nga detyra e bëri me dije vetë Prençi në rrjetet sociale, duke theksuar se është në pritje të një detyre tjetër.