Premier Liga mbetet kampionati më fitimprurës sa i takon futbollit botëror, për shkak të parave që qarkullojnë nga të drejtat televizive dhe pronarët e pasur që zotërojnë klubet aty. Liga elitare e futbollit në Angli, gjithmonë është një hap përpara kampionateve të tjerë evropianë, duke tërhequr trajnerë dhe futbollistë me nivel të lartë. Mirëpo nuk mbeten pas edhe shpenzimet sa i takojnë pagave të lojtarëve, që vijnë duke u rritur nga viti në vit. A jeni kuriioz të dini pesë lojtarët më të paguar në Premier Ligë për këtë sezon futbollistik 2025/26?
5. RAHIM STERLING (ÇELSI)- 325.000 STERLINA NË JAVË Rahim Sterling, vërtet nuk ka asnjë minutë aktivizimi këtë kampionat me Çelsin, por rrallëherë ka pasur mungesë kontratash fitimprurëse, që nga vitet e tij plot trofe te Siti, deri tani Çelsi edhe pse është jashtë planeve. Blutë nga Londra nxituan t’i ofronin një pagë të majme, aq sa tani Sterling është një nga lojtarët më të paguar, edhe pse nuk luan..
4.KASEMIRO (MAN. JUNAITID) – 350.000 STERLINA NË JAVË Braziliani kaloi te Junaitid, në vitin 2022, si një fitues prej disa triumfeve të Ligës së Kampionëve me Real Madridin. Mund të thuhet se në muajt e para e justifikoi pagën prej 350 000 sterlinash në javë, me një lidership në mesfushën e “Djajve të Kuq”. Por ka pasur problem me vazhdimësinë, përderisa paraqitjet nisën të jenë me oshilacione. Kështu, me kontratën e tij që skadon në vitin 2026 dhe pagat ndër më të lartat në ‘Old Trafford’, rivomi duket në diskutim.
3. VIRXHIL VAN DAJK (LIVERPUL) – 350.000 STERLINA NË JAVË Edhe një herë tjetër, mbrojtësi holadnez është konfirmuar si njëri prej atyre liderve të mbrojtjes që vlerësohet së tepërmi nga Liverpuli, përkundër ecurisë me luhatje të skuadrës. Rrallë herë ndodh që qendërmbrojtësit rrallë marrin paga të krahasueshme me kolehët e tyre sulmues. Mirëpo ja që paga javore prej 350 000 sterlinash nga ana e 34-vjeçarit Van Dajk, tregon më së miri statusin e tij si futbollist i niveli të lartë.
2. MOHAMED SALAH (LIVERPUL) – 400.000 STERLINA NË JAVË Mohamed Salah ishte udhëheqësi kryesor në sukseset e Liverpoolit për vite të tëra me radhë, përmes realizimit të golave, shërbimit të asisteve, apo edhe fitimit të trofeve dhe momenteve të panumërta vendimtare. Rinovimi dyvjeçar i nënshkruar në prill 2025, i garantoi egjiptianit një rrogë javore prej 400.000 sterlinash, aq sa u shpërblye edhe me një sezon 2024/25, ku erdhi një titull i jashtëzakonshëm. Por rënia e formës në sezonin aktual ka sjellë pikëpytje të mëdha rreth Salah…
1. ERLING HALAND (MAN.SITI) – 525.000 STERLINA NË JAVË E kush mund të ishte tjetër në krye, përveç atij që e ka kthyer golin në profesion thuajse të përditshëm: Erling Haland. Paga e tij u rrit nga 375 mijë, ne plot 525 mijë stërlina në javë, si për të konfirmuar rëndësinë eksponenciale në rritje që ka ai te skuadra e Guardiolas. Jo më kot, norvegjezi qendron në krye të klasifikimit të pagave në Premier Ligë, pas një marrëveshje afatgjatë me Sitin. Prej zbarkimit në futbollin anglez, ai ka rishkruar rekorde golashënuesish, përfshi edhe rekordin për golat e realizuar brenda një sezon të vetëm në Premier, gjatë 2022/23. E këtë sezon po e tregon gjithmonë me gola, se e meriton gjithçka që fiton!