Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Komisionerin europian për Zgjerimin, Johannes Hanh, në Bruksel. Para mediave Hahn tha se BE e konfirmon që Shqipëria i ka përmbushur detyrimet. “Nëse negociatat nuk çelen tani, ndodh sepse është agjenda e Këshillit Europian, dhe nuk do thotë se vendi ka dështuar”. Ndërkaq Rama tha se situata duhet kuptuar qartë dhe nga ana tjetër të vazhdojmë procesin e reformave për t’u lënë fëmijëve një Shqipëri evropiane.