Punimet në autostradën Tiranë-Durrës perfundojne sot orën 14:00. Ato mbyllen me riparimin e segmentit Maminas-Sukth-Shkozet. Ne fundjavë, aksi Tiranë-Durrës dhe anasjelltas hapen, në funksion të lehtësimit të lëvizjes se pushuesve qe zgjedhin plazhet. Nderkaq, neser, Autoriteti Rrugor pritet te njoftoje për vazhdimin e ndërhyrjes në segmentin Shkozet-Durrës e më tej, në aksin Durrës-Tiranë.