Marta Kos, komisionerja evropiane për Zgjerim në BE, ka uruar vendin tonë për hapjen e grupkapitullin e tretë të negociatave me Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në platformën X, ajo shprehet se ‘kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së’.
“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot!
Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së.
Zgjerimi i Europës ka të bëjë me përparimin ditë pas dite.”, shkruan Kos.
Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të përfshirë në Grupimin e 3-të: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm historik përpara në negociatat e vendit tonë për anëtarësim në BE.
Më herët reagoi edhe Kryeministri Rama:
Reagimi:
RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM
Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3:
Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin
✅Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027