Presidenti i Republikës reagoi pas vendimit për shtyrjen e hapjes së negociatave në Qershor të vitit të ardhshëm. Ilir Meta vë në dukje se “Provimi i Qershorit 2019 do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Europian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë”. Ndaj, ai fton të gjithë për përqëndrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim. Kryetari i shtetit thotë se “Konkluzionet e Këshillit të BE-së mbi negociatat e anëtarësimit duhen mirëpritur”. “Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”, – shprehet Presidenti Meta.