Kryeministri Ramush Haradinaj mbështet thirrjen amerikane për njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë. Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se taksa “100% ndaj mallrave serbe, nuk paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut”. Sipas tij, “pengesa qëndron në mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të njohur Kosovën”. Shefi i Ekzekutivit të Prishtinës theksoi se nevojitet një kornizë marrëveshje, që të dihet për çka po zhvillohet dialogu.