Rajoni

Hashim Thaçi rikthehet në Kosovë, vizitë në varrin e babait/Haga nuk e lejoi në varrim!

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka shkuar në Kosovë për të vizituar varrin e babait, i cili u varros të martën e para tre ditëve.

Fillimisht, Gjykata Speciale nuk i dha leje për të shkuar në ceremoninë e varrimit, por më në fund u lejua. Avioni privat me të cilin udhëtoi nga Roterdami duke nisur prej orës 08:00 të mëngjesit, u ul në Aeroportin e Prishtinës pas orës 10:00.

Ende nuk dihet sa do të qëndrojë Thaçi në Kosovë, ndërsa në Skenderaj, mijëra qytetarë po vazhdojnë të shprehin ngushëllimet e tyre për familjen.

Nuk munguan reagimet. Në një postim në Facebook, Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shkroi:

E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungonë në total.

Thaçi po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë ku është në paraburgim prej vitit 2020. Ai akuzohet për krime lufte e krime kundër njerëzimit, si dhe për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin e parë gjyqësor, një aktakuzë e re që iu ngrit vitin e kaluar.

Pas të paktën dy kërkesave të refuzuara, fillimisht Gjykata Speciale e lejoi Hashim Thaçin, që më 13 mars ta vizitonte babanë e tij, i shtruar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ish-udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qëndroi në Kosovë për disa orë, nën masa të rrepta sigurie

Hashim Thaçi u pa duke hyrë në Klinikën Interne rreth orës 11:00 dhe pas gati 3 orësh qëndrim, u largua i shoqëruar nga Policia e EULEX-it, e asistuar edhe nga Policia e Kosovës.