Vijon shkatërrimi i vullkanit Kilauea në Hauai. Llava ka mbuluar 87 shtëpi, ndërsa në ishull janë ndier edhe lëkundje të vogla të tokës. Zyrtarët për shkak të rritjes së shpërthimeve dhe shpejtësisë së llavës së vullkanit në javën e fundit, kërkuan nga popullata që të braktisin banesat. Situata është aq alarmante sa policia paralajmëroi se kush nuk largohet, do të arrestohen.