Bota

Helmimi i ish-spiunit rus dhe vajzës së tij, doktorët: Nuk mendonim se do mbijetonin!

Mjekët britanikë, përgjegjës për kurimin e familjes Skripal, të cilët u helmuan me agjent nervor, deklaruan se ata nuk prisnin që viktimat e sulmit të mbijetonin. Në një intervistë për BBC, stafi i spitalit në Salisbury pranoi se helmimi i Sergei dhe Yulia Skripal ishte aq i rëndë, saqë pati dyshime nëse do të mund t’i rezistonin ekspozimit ndaj substancës Noviçok. Mjekët pohojnë se nuk ka siguri për dëmet anësore që do të kenë dy at e bijë nga helmimi për të cilin perëndimi fajëson Rusinë.