Aktualitet

Hetimi ndaj “shqiponjës” së Xhakës e Shaqirit, reagon Duka

Armand Duka reagon lidhur me vendimin e FIFA-s lidhur me nisjen e hetimeve për mënyrën e festimit të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, të cilët bënë shenjën e shqiponjës në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë. Sipas kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, “Ky vendim është sa qesharak, aq edh primitiv. Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd!”, – shkruan Duka në rrjetet sociale.