Në një postim në Twitter, Presidenti Donald Trump shkroi se ishte “ironik” fakti që ndërsa ai do të niset drejt Kanadasë për një takim ekonomik me udhëheqësit botërorë, hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 vazhdon. Trump pretendon se që nga momenti kur nisi hetimi nga prokurori i posaçëm Robert Mueller me grupin e tij prej 17 prokurorësh “nuk ka pasur kurrë një grup njerëzish më paragjykues në Amerikë”.