Gossip Showbiz

Hidhen dyshime se gruaja e portierit të Barcelonës e ka tradhtuar me trajnerin personal? Marc-Andre ter Stegen reagon ashpër!

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka mohuar fuqishëm pretendimet në mediat spanjolle që sugjeronin se arsyeja e divorcit të tij nga gruaja Daniela Jehla ishte një tradhti e saj me trajnerin e saj personal. Ter Stegen njoftoi më herët përmes rrjeteve sociale se, pas një periudhe reflektimi, ata kishin vendosur të vazhdojnë jetën ndaras.

Megjithatë, dje, mediat spanjolle raportuan se arsyeja e divorcit ishte tradhtia e Danielas, e cila dyshohej se kishte pasur një lidhje me trajnerin e saj personal.

Sipas këtyre raportimeve, portieri gjerman kishte braktisur shtëpinë e familjes dhe po qëndronte në një hotel në Barcelonë.

Pas këtyre lajmeve, Ter Stegen reagoi duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet dhe duke denoncuar shpërndarjen e lajmeve të rreme. Ai e quajti këtë situatë si një shkelje të të drejtave personale dhe shprehu zhgënjimin për keqmenaxhimin nga ana e mediave.

Tradhtia e Danielas nuk ekziston. Nuk kishte person të tretë. Fakt


Ai gjithashtu kritikon gazetarin Juliana Canet, Roger Carandell dhe Marta Montaner, duke i quajtur ata gënjeshtarë që kanë shpërndarë lajme të rreme dhe kanë fyer reputacionin e gruas së tij.

Çifti, i cili u njoh në vitin 2012 dhe u martua në vitin 2017, ka dy fëmijë së bashku. Lajmi vjen pas një periudhe rikuperimi për Ter Stegen nga një dëmtim në gju, që e mbajti atë jashtë fushës që nga shtatori i vitit të kaluar.

Sipas raportimeve, ai ka filluar stërvitjet dhe pritet të rikthehet në fushë në muajin prill.