Bota

Hiri nga Etna bie në fshatrat përreth, Catania pezullon pjesërisht fluturimet!

Hiri nga vullkani Etna në Sicili ka filluar të bjerë mbi fshatrat përreth, duke bërë që aeroporti i Katanias të pezullojë pjesërisht fluturimet në hyrje.

Rrjedha e lavës nga Etna po përparon ngadalë në drejtimin jugperëndimor, duke zbritur në rreth 1800 metra mbi nivelin e detit dhe nuk përbën asnjë rrezik për fshatrat, tha Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Aktiviteti në vullkanin Etna në Siçili ka qenë intensiv që nga fillimi i javës, me kombinimin e llavës që shpërtheu dhe shpateve me dëborë që krijojnë imazhe mbresëlënëse. Sipas vëzhgimeve, emetimet e lavës dhe hirit nga vullkani u rritën të hënën mbrëma, kryesisht nga krateret e majës, si Bocca Nuova.

Vihet re se Etna është vullkani më aktiv në Evropën kontinentale lartësia e tij arrin 3350 metra dhe ditët e fundit kanë rënë pak mbi 30 centimetra borë, ndërsa më shumë pritet të bjerë gjatë fundjavës. Mediat italiane raportojnë se nuk ka arsye për shqetësim, ndërsa autoritetet siciliane po monitorojnë nga afër situatën.