Përgjatë këtyre viteve Jeff Bezos është përfshirë në disa polemika, por një nga më të përfolurat mbetet marrëdhënia e tij me Lauren Sánchez, bashkëshortja e tij aktuale. Historia e tyre filloi me një skandal, tradhtia e Bezos çoi në fundin e martesës së tij me MacKenzie Scott, një ndarje që ndezi diskutime të gjera.
Revista “The National Enquirer” ishte ajo që zbuloi lidhjen me Sánchez dhe sipas thashethemeve, vetë Bezos u përpoq të ndalonte botimin. Pas skandalit, pati edhe aludime për hakmarrje, pasi drejtori i revistës kishte lidhje me Donald Trump-in, i cili në atë kohë konsiderohej si rival politik dhe mediatik i biznesmenit.

Tani, çifti është sërish në qendër të vëmendjes. Një video e fundit (kliko këtu për të parë videon) nga një klub plazhi në jug të Francës ka ndezur reagime të shumta. Teksa Lauren përkëdhelte dhe përqafonte Bezos, duke e puthur dhe duke kërkuar vëmendjen e tij, ai qëndronte shumë i ftohtë. Ftohtësia në gjuhën e trupit të tij nuk kaloi pa u vënë re dhe përdoruesit e rrjeteve sociale theksuan menjëherë sa i pakëndshëm dukej momenti. Disa shprehën keqardhje për Lauren, duke vënë re se ajo nuk po merrte aspak vëmendje dhe të njëjtën gjë nga ai.
Kjo nuk është hera e vetme që qëndrimi i Bezos ka tërhequr vëmendje. Edhe në evente publike, si gala apo ceremoni çmimesh, është vënë re një dinamikë e ngjashme. Për shembull, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve shkencore “Breakthrough Prize”, Lauren qëndronte pranë tij, e mbështetur dhe buzëqeshte, ndërsa Bezos kishte një qëndrim të ngrirë, pothuajse si i bezdisur. Video të tilla qarkullojnë në masë në rrjete sociale, ku përdoruesit theksojnë ftohtësinë e biznesmenit në krahasim me sjelljen e bashkëshortes së tij.
Jeff Bezos mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në planet, por as ai nuk mund t’i shpëtojë vëzhgimit publik mbi jetën e tij sentimentale. Sot në botën online çdo vështrim apo distancë fizike me Lauren Sánchez ushqen teori të ndryshme. Është vërtet ftohtësi, apo thjesht një mënyrë tjetër për të shprehur diçka? Ndonjëherë, as gjithë paratë e botës nuk mjaftojnë për të ndërtuar një marrëdhënie të përkryer. Për momentin, e vetmja e vërtetë është se kjo histori, që prej fillimit është shoqëruar me polemika, vazhdon të zhvillohet e mbushur me pikëpyetje.