Celebrities Gossip Showbiz

Me një pasuri prej 200 miliardë eurosh, avokatët e Jeff Bezos po punojnë për një marrëveshje paramartesore?!

Me një pasuri prej 200 miliardë eurosh, dasma e ardhshme e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez me siguri do të jetë një ngjarje spektakolare. Si njeriu i tretë më i pasur në botë, themeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i ‘Amazon’ po përgatit një marrëveshje të fortë paramartesore. Jeff dhe Lauren, të cilët u fejuan në vitin 2023 thuhet se janë shumë të emocionuar për dasmën e tyre. Sipas MailOnline, marrëveshja paramartesore ka qenë në përgatitje për disa muaj. Duke pasur parasysh që pasuria e Bezos vlerësohet në 200 miliardë euro, avokati thekson se një marrëveshje e tillë paramartesore do të zgjaste disa muaj për t’u përfunduar.

Procesi përfshin vlerësimin e vlerës së pronës, detyrimet ligjore për deklarim, negociatat dhe hartimin e kujdesshëm të kontratave. “Një marrëveshje paramartesore në këtë nivel pasurie është një sipërmarrje e madhe, që shpesh përfshin një ushtri avokatësh dhe këshilltarësh financiarë të shtrenjtë, jo vetëm në SHBA, por edhe në vende të huaja, ku Bezos zotëron asete të konsiderueshme”-shpjegoi një avokat.

“Problemi nuk është sasia e parave, por kompleksiteti. Duhet të harmonizohen ligjet e juridiksioneve të ndryshme, të sigurohet që kontrata të jetë e zbatueshme në gjykatë, të merren në konsideratë investimet private, portofolet e pasurive të paluajtshme, strukturat e qeverisjes së kompanive dhe të ruhet niveli maksimal i privatësisë”-shton ai.

Jeff nuk kishte një marrëveshje paramartesore në martesën e tij të parë me MacKenzie Scott. Ata u martuan në vitin 1993 dhe kaluan 25 vjet së bashku para se të divorcoheshin. Për shkak të mungesës së një marrëveshjeje paramartesore, divorci ishte mjaft i ndërlikuar. Si pjesë e marrëveshjes, MacKenzie e cila qëndroi pranë Jeff-it gjatë rritjes eksponenciale të Amazon mori 33 miliardë euro dhe një pjesë prej 4% të aksioneve të kompanisë.