Një Maserati MC20 sapo ka vendosur një rekord. Një ekip ka modifikuar supermakinën italiane për të vozitur në mënyrë autonome dhe ajo arriti 318 km/h, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 310 km/h. Rekordi u arrit në një nga pistat më të gjata në botë, në Florida, e cila ofron shumë hapësirë për teste të tilla me shpejtësi të lartë.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga një makinë garash e ndërtuar nga Indy Autonomous Challenge. Një tjetër MC20 mban në fakt rekordin e mëparshëm për makinën autonome më të shpejtë në 284 km/h, të cilin IAC e arriti nëntorin e kaluar. Raportohet se ky nuk është Maserati i parë vetë-drejtues. Vitin e kaluar, një GranCabrio autonome iu bashkua 1000 Miglia në Itali.
Maserati ka shpalosur gjithashtu një kabrio tërësisht elektrik. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për GranCabrio Folgore, me tre motorë dhe një bateri 92.5 kWh në gjendje të japë rreth 750 kuaj fuqi. GranCabrio Folgore është i fundit nga tre modelet Trident që ka marrë një përmirësim të baterisë elektrike.
Me këtë kompania synon që e gjithë gama e saj Maserati të funksionojë vetëm me energji elektrike deri në vitin 2028. I cilësuar si “kabrioni i parë luksoz plotësisht elektrik në treg”, GranCabrio Folgore mburret me tre motorë të fuqishëm. Me një shpejtësi maksimale prej 290 km/h ajo mund të arrijë një përshpejtim nga 0-100 km/h në vetëm 2.8 sekonda.