Aktualitet

Holanda bllokon Shqipërinë për negociatat

Holanda, që bashkë me Francën e Gjermaninë renditet mes vendeve skeptike sa i përket hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, vendosi të thotë “JO”. Sipas shumicës dërrmuese të deputetëve holandezë, “Rezultatet nuk janë të mjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë”.Parlamenti i kërkon Qeverisë, të mos shprehet në favor të propozimit të Komisionit Europian për Shqiperinë, se nuk sheh plotësimin e të 5 kushteve të vendosura nga Brukseli. Theksi vihet te lufta ndaj korrupsionit dhe krimit.