Aktualitet

Holanda kundër të gjithëve, refuzime për të gjitha vendet që i afrohen BE-së

Tre parti të koalicionit qeverisës në Holandë votuan një rezolutë që i kërkonte Qeverisë të mos pranonte hapjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë. Në të njëjtën linjë ishte dhe kërkesa për Maqedoninë, Serbinë, Kroacinë, Bosnjën, Rumaninë, Bullgarinë, Ukrainë,Turqi. Sipas draftit, Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, gjë që u kundërshtua nga një tjetër parti qeverisëse D66, si dhe dy parti opozitare, të cilat mbështetën hapjen e negociatave. Këto të fundit akuzuan qeverinë holandeze për pandershmëri dhe mungesë vizioni gjeo-strategjik. Edhe në vitin 2013, Holanda ishte kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.