FLET - News

Hoxhë Ahmed Kalaja: “Nëse Hati do të thoshte se ‘jam myslimane perfekte’, do të thoshim se kjo goca ka probleme të mëdha!”

I ftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin, ishte hoxhë Ahmed Kalaja, i cili foli shumë rreth fesë myslimane. Ndër të tjera ka folur edhe për vajzën e famshme në TikTok, Hatin, e cila është paragjykuar shumë për faktin se si një vajzë me shami mund të jetë virale dhe të bëjë disa gjëra ndoshta të paperceptueshme për njerëzit që një vajzë e islamit mund t’i bëjë.

Ajo asnjëherë nuk ka pretenduar se ‘unë jam shembulli i myslimanes ideale’, ka gjetur atë formën e elaburimit të shprehjes, të reklamimit, fitimit, ato shakatë e saj. Nuk e gjykon Islami këtë gjë. Nuk mund të themi që ajo goca ‘obobo çfarë po bën’. Nëse Hati do thoshte që ‘nëse doni myslimane të devotshme atëherë jam unë shembulli’, atëherë do thonim prit pak kjo vajza ka probleme të mëdha…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Në një moment gjatë intervistës, moderatorja e njohur i tha hoxhës që ka një shami dhe donte që t’ia vendoste. Kalaja u habit, pasi mendoi se mbaroi intervista. Por Agolli i tha se do të bëjnë muhabet, ku ajo do të mbante edhe shaminë në kokë. Kur përmendi fjalën ‘muhabet’, Ilnisa i tha se është fjalë arabe dhe e pyeti se ‘çfarë do të thotë?’. Hoxha iu përgjigj menjëherë “dashuri” dhe më pas shtoi: “Por nuk do bëjmë se jemi para kamerave”.