Showbiz

Humbje e madhe në Brazil: Ndërron jetë 11-vjeçarja Milena Brandao, aktorja e serialit “Sintonia”

Bota e artit në Brazil është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Milena Brandao, aktorja e re që fitoi zemrat e publikut me rolin e saj në serialin e suksesshëm të Netflix, Sintonia. Milena ndërroi jetë në moshën 11-vjeçare të premten, në një spital në São Paulo, pasi përjetoi 12 arrestime kardiake brenda një periudhe dyditore.

Gjendja shëndetësore e Milenës u përkeqësua në mënyrë të shpejtë. Më 24 prill ajo filloi të shfaqte simptoma shqetësuese si dhimbje koke, lodhje, humbje oreksi dhe episode të të fikëtit.

Fillimisht, mjekët dyshuan për ethe dengue, por pas testeve të detajuara, u diagnostikua me një tumor në tru një lajm tronditës për familjen dhe të gjithë ata që e njihnin.Nëna e saj, Thais Brandao, konfirmoi lajmin e dhimbshëm përmes një postimi prekës në rrjetet sociale

Në orën 02:05 humbëm vajzën tonë të vogël… Ajo ishte një dritë në jetën tonë dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrën time

Humbja e Milenës erdhi vetëm nëntë ditë pasi u shfaqën simptomat e para, duke e kthyer dhimbjen e familjes dhe komunitetit artistik në një tragjedi të papërshkrueshme.

Ajo la pas jo vetëm një talent të jashtëzakonshëm për ekranin, por edhe një trashëgimi të dashurisë dhe ngrohtësisë që preku të gjithë ata që e ndoqën në rolin e saj.

Vdekja e saj ka lënë një boshllëk të madh në kinematografinë braziliane dhe në zemrat e fansave të Sintonia, të cilët e kujtojnë si një yll të vogël që u shua shumë shpejt.