E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji gusht për secilën shenjë të zodiakut…
Luani
Luani duhet të ketë kujdes se mund të ketë një humbje parash, një humbje pune, humbje dashurie, distancë, largësi, varfëri, krizë në partneritetin e tyre, të distancuar e të larguar. Duhet të kenë kujdes se mund të ndërhyjë dhe një person i tretë në momentin e tyre, mund t’i shajë, mund t’i bullizojë. Duhet të kenë kujdes nga personat negativë, personat e tretë në pjesën kolektive apo çdo punë që bëjnë në profesionin e tyre. Janë jashtë duke kërkuar diçka, por duhet të presin dhe pak. Edhe pak probleme me shëndetin, por jo për t’u shqetësuar. Kanë një karakter të fortë, një energji të fortë, duhet t’i japin kurajo vetes dhe t’i japin forcë vetes. Përgjithësisht, shenja e Luanit do jetë mirë në muajin gusht, përveç pjesës së partneritetit.