Sport

Humbjet me Kosovën dhe Ukrainën, Panucci: Na penalizuan mungesat, s’ndjehem i rrezikuar!

Trajneri i Kombëtares së Futbollit, Christian Panucci foli sot për humbjen në Miqësoren me Ukrainën, e dyta pas asaj me Kosovën.  “Nuk ka gjë kaq të rëndë e katastrofike siç duan të duket. Bëmë dy ndeshje negative, sepse skuadrës i mbaroi benzina, pasi nuk jemi Brazili apo Franca. Jemi pa Bashën, Xhakën, Memushajn, Grezdën, Sadikun. Mavraj ka 5 muaj që s’luan. Ukraina kishte futbollistë të Shakhtarit e Dinamos, pra me kualitet të ndryshëm”, – tha Panucci. Tekniku italian premtoi ndryshime duke shprehur bindjen se “Në Shtator, skuadra do të rikthehet konkurruese në Ligën e Kombeve”.