Bota

Hungaria me një ligj të ri për personat që ndihmojnë emigrantët ilegalë

Qeveria hungareze hartoi një ligj të ri, që kriminalizon ata që ndihmojnë emigrantët e parregullt që kërkojnë azil. Nëse miratohet në formën aktuale, legjislacioni do të çonte në printimin e manualeve me informacione për azilkërkuesit dhe dhënia e ushqimeve për ta, apo e këshillave ligjore, do të konsiderohen një shkelje penale. Kryeministri nacionalist, Viktor Orban po sfidon në këtë mënyrë politikat e BE-së për emigracionin.