Bota

Hungaria miraton ligjin “Stop Soros” që ndalon qytetarët të ndihmojnë emigrantët

Parlamenti hungarez, miratoi një legjislacion të ri që kriminalizon ndihmën e dhënë nga avokatët apo aktivistët ndaj azilkërkuesve. Çdokush që “lehtëson emigracionin e paligjshëm” do të përballet me një vit burg. Qeveria e Viktor Orban e ka quajtur legjislacionin “Ligji Stop Soros”, pasi filantropisti miliarder akuzohet për mbështetjen e emigrantëve myslimanë.