Bota

Hyjnë sot në fuqi tarifat e BE-së ndaj Amerikës

Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja të BE-së ndaj mallrave amerikanë. Taksat prekin artikuj me vlerë 2.8 miliardë euro, duke shënjestruar dhe produkte të rëndësishme për SHBA-të, si uiski, motoçikletat apo lëngu i portokallit. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker kujtoi se lojën e hapi Amerika, me tarifa që sipas tij,  “Bien ndesh me logjikën dhe historinë”. Por, administratës Trump iu kundërpërgjigjën dhe Turqia e India.