Një burrë në Londër është gjobitur me rreth 650 euro pasi hyri në stacionin e metrosë Whitechapel me patina. John Cejas, 27 vjeç, u pa nga stafi i Transport for London (TfL) duke kaluar përmes barrierave, duke shkelur rregullin që ndalon çdo mjet me rrota në stacione apo trena. Ai u identifikua nga zyrtarët dhe pranoi të jepte të dhënat e tij. Rregullat e TfL ndalojnë përdorimin e biçikletave, patinave, skuterëve dhe hoverboard-ëve në hapësirat e metrosë. Rasti i tij ishte një nga më shumë se qindra procedime të ngjashme që TfL ka ndërmarrë kundër shkelësve të rregullave.
Rikujtojmë, se Policia e Shtetit në vendit tonë ka vendosur të ndalojë përkohësisht qarkullimin e monopatinave. Kjo u njoftua në një takim të Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ndalimi i monopatinave elektrike është bërë përkohësisht, deri në hartimin e një plani të plotë, siç deklaroi ministrja Koçiu. Deri atëherë, do të përgatiten rregulla të reja strikte, që do të përfshijnë lëvizjen, moshën dhe shpejtësinë.