Trajneri Rolando Maran ka bërë publik formacionin me të cilin kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet kundër Luksemburgut në miqësoren e sotme e cila do të fillojë në orën 20:00 në ‘Air Albania’. Trajneri ka bërë një vendosje 4-3-3, por me Nedim Bajramin si sulmues të fshehur, ose si fantazist, për t’i lënë vend Uzunit dhe Hoxhës në krahët e sulmit, me dyshen që mund të jenë edhe sulmues tipik.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Sherri; Hysaj (C), Gjimshiti, Pllana, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni Trajner: Rolando Maran
Luksemburgu (4-4-2): Pereira; Michael Pinto, Carlson, Korac, Jans; Dardari, Moreira, Martins, V. Thill; Sinani, Duarte Trajner: Jeff Strasser
LEXO EDHE: Ylli i Gjermanisë humbet Botërorin, i hapet rruga Brajan Grudës? Shqiptari merr sinjalin e qartë!