Aktualitet

I dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet në Tiranë 47-vjeçari

Ishte në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, pranga në Tiranë një 47-vjeçari. Policia e kryeqytetit arrestoi shtetasin Marko Hidri, i dënuar në mungesë nga Drejtësia Italiane me 4 vjet e gjysmë burg. Tashmë, Zyra e Interpol Tiranës po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.