Aktualitet

I dënuar në Turqi për trafik droge, kapet në Elbasan 58-vjeçari

Policia e Elbasanit arrestoi një 58-vjeçar, i dënuar në Turqi për trafik droge. Në pranga ra shtetasi Agron Metaj, 58-vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan. Metaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja, pasi rezulton i dënuar në Turqi me 7 vjet e 6 muaj burg. Sipas Policisë së Elbasanit, atij i ka mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.