Luiz Ejlli sa vjen e po bëhet edhe më aktiv me karrierën e tij pas daljes nga ”Big Brother VIP”. Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa solo e disa në bashkëpunime.
Mirëpo së fundmi Luizi ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të falenderuar një ndër fansat e tij të ‘zjarrtë’, i cili e ka mbështetur dhe i ka dërguar dronë, kur ai ndodhej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në ditën e tij më të veçantë, siç është ajo e dasmës, Luizi ka kënduar live për të, ndërsa videon e ka postuar në “Instastory”. Krahas saj ka bërë një shkrim falenderues për dhëndrin.
Faleminderit për dronat Kristi. Ishte minimum që mund të bëja për ty. Të trashëgohesh

E duket se më i fundit do të jetë një i tillë pasi vetëm pak orë më parë me anë të një Instastory ku shfaqet krah reperit të njohur të showbiz-it shqiptar, Ghetto Geasy-t, këngët e të cilit i këndonte vazhdimisht gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘BBV’, ka paralajmëruar se ‘po gatuajnë’ diçka për ne.
Besojmë të gjithë po e prisni me padurim këtë duet të artistëve.